Tomografia e kompjuterizuar (CT - Scan)
Tomografia e kompjuterizuar ( CT-Scan ) eshte nje procedure e shpejte , pa dhimbje ,jo invazive qe ndihmon ne diagnostikimin dhe ndjekjen e semundjeve te ndryshme.
Ky ekzaminim ne saje te veprimit te rrezeve X perfton imazhe aksiale te trupit te njeriut te cilat me pas perpunohen , analizohen dhe studiohen nen monitorimin e kompjuterit.
Imazheria me CT eshte nje nga metodat me te mira ne studimin dhe diagnostikimin e semundjeve te kokes, kraharorit dhe barkut pasi imazhet e perftuara jane te detajuara duke diferencuar mire strukturat indore.
Metode e preferuar shpesh per diagnostikimin e semundjeve vaskulare (CT angiografia) duke perfituar imazhe tre dimensionale te organeve dhe regjioneve te ndryshme te trupit si : Trurit , veshkave , pelvisit ,mushkerive,zemres,qafes apo anesive superiore dhe inferiore.
Ky ekzaminim perdoret per diagnostikimin, identifikimin dhe vleresimin e semundjeve te ndryshme te eneve te gjakut (aneurizmave, malformacioneve arterovenoze apo vleresimin e arterieve dhe venave) ngushtimin, trajtimin si dhe ndjekjen e trajtimeve te ndryshme te tyre.


